Një delegacion i komunës së Deçanit, i prirë nga kryetari i komunës z.Rasim Selmanja, i shoqëruar nga stafi i tije njëkohësisht edhe nga ish presidenti i Fatmir Sejdiu ,përfaqësues të familjes Jashari kanë vizituar familjen e Heroit të Kombit Rrustem Buriqi në Isniq të Deçanit .
Gjatë kësaj vizite në këtë familje kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,tha se ne kemi obligim ndaj atyre që dhanë jetën për lirin që ne gëzojmë sot e vizita e sotme koiçidon në kuadër të shënimit të 5 vjetorit të shtetit shqiptarë.
E në anën tjetër edhe ish presidenti Fatmir Sejdiu,tha se kisha nderin që ta kem nxënës dhe kujtoj vlerat e tije si student dhe përpjekjet e tije për te realizuar aspirata drejt lirisë.
Andaj vizita në familjen e heroit Bruqi, për mua personalisht është e një rëndësie të veçantë. Për vlerat e kësaj familje dhe të heroit Rrustem Bruqi .
Edhe djali i Heroit Rrustem Bruqi, tha se Kosova e sotme është amaneti i atyre që kanë ra për këtë ditë sepse ka qen një rrugëtimi gjatë për realizimin e Aspiratave tona e ne na mbetet që amanetin e tyre ta jetësojmë .
Për kontributin e dhënë, dëshmori Rrustem Bruqi, u dekorua me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në vitin 2009 ndërsa më urdhrin Hero i Kombit është dekoruar nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga