Të Mërkurën fillon edhe sezoni Pranveror në Ligën e parë ne futboll. Në kuadër të ndeshjeve në këtë sezon K.F Deçani të merkurin zhvillon ndeshjen me K.F Flamurtari. Ndeshja derbi e kësaj jave mes Deçanit dhe Flamurtarit do të zhvillohet në Prishtinë me fillim në ora 14:00. Ndryshe zyrtarë të K.F. Deçani thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet gjatë pushimeve, stërvitjet e lojtarëve janë mbajtur me rregull, disa ditë për stërvitje ekipi i Deçanit ka qëndruar edhe në Durrës të Shqipërisë. Avni Rexhaj ndihmës trajner ka deklaruar se të gjithë lojtaret si ata të formacionit të parë si dhe rezerve, janë në gjendjen me të mirë të mundshme për nisjen e sezonit pranveror, e sezon ky në të cilin pretendohet arritja ne vendin e parë si dhe futja në Superligen e Kosovës. Ndryshe K.F. Deçani aktualisht ndodhet në vendin e tretë.