Fshati Lebush nga sot e ka të zgjidhur problemin e infrastrukturës rrugore ngase sot janë përuruar edhe dy rrugë dhe disa rrugica të fshatrave Lëbush e Madhe dhe Lebush e Vogël, të cilat janë shtuar me kubëza. Edhe ky investim është bërë bashkëfinancim mes të Komunës së Deçanit dhe banorëve të Lëbushës ku vlera e tije kapë shifrën 50 mijë euro. Për rregullimin e infrastrukturës, banorët kanë shprehur falënderimet e tyre të sinqerta për kryetarin e Komunës z.Rasim Selmanaj, duke thënë se tashmë në këtë fshat nuk kemi ndonjë problem sa i përket infrastrukturës rrugore më këto rrugë që janë përuruara sot fshati ynë ka një pamje krejt ndryshe than ata.
Ndërsa kryetari Selmanaj, pas prerjes së shirit të këtyre rrugëve tha se më banorët e fshatit Lebushë, gjithmonë kemi hasur në mirëkuptim dhe në kemi vazhduar që të bëjmë investime të përbashkëta e kjo e dëshmon sot më së miri në përurimin e këtyre rrugëve në këtë fshatë ku në bashkëfinancim më komunën e Deçanit .
Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, edhe gjatë përurimit të këtyre rrugëve atë të lagjes Nuraj, dhe dy rrugëve të fshatit Lebushë,ka thënë se në dy vitet e ardhshme të mandatit të tij të dytë si kryetar i Komunës, nuk do të mbetet asnjë rrugë në tërë territorin e komunës pa u asfaltuar, apo shtruar me kubëza.