Zyrtarisht sot është përuruar Ujësjellësi në fshatin Rastavic të komunës së Deçanit.
Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , i shoqëruar më bashkëpunëtoret e tije dhe më banorët e fshatit Rastavicë, kanë bërë në mënyrë solemne përurimin e ujësjellësit , në qendër të fshatit Rastavicë.
Duke i uruar banorët e fshatit Rastavic kryetari Selmanaj tha se projekti për ujin e pijes për 10-të fshatra të komunës së Deçanit, është duke shkuar drejt finalizimit ky është fshati i dytë që behët më ujë të pijes nga ky projekt dhe brenda pakë ditëve do të përurojmë edhe në fshatrat tjera që do të thotë vera e këtij viti do ti gjej të gjithë banoret e këtyre 10 fshatrave më ujë të pijes.
Si i pari i Komunës së Deçanit edhe sot dua ta falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës , që na dha mbështetje që me bashkëfinancim ta realizojmë këtë projekt shumë jetik për banorët .
Edhe plaku i fshatit Rastavic Brahim Selmanaj, thotë se gëzim më të madh nuk ka përjetuar sepse uji është burim i jetës andaj ne si banorë të këtij fshati i jemi mirënjohës atyre që financuan por edhe vet kryetarit Selmanaj i cili nuk heq dorë për realizimin e këtij projekti .
Të flasë për të gjitha vështirësitë që i kemi pas si banorë në mungesë të ujit na duhet shumë kohë, dhe do të na prishte lumturin qe e kemi sot gjithë banorët . Prandaj i jemi mirënjohës Kryetarit të Komunës z.Rasim Selmanaj, dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij që na e mundësuan që ne të kemi uji të pijes. “ tha Abaz Kadrijaj banorë i këtij fshati.
Ndryshe fshati Rastavic numëron mbi 140 shtëpi më 1500 banorë , dhe nga sot të gjitha këto familje do të kenë furnizim të rregullt me uji të pijes.