Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.V
Deçan,dt.12.05.2020
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe
nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen V-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së
Deçanit, e cila do të mbahet me dt.20.05.2020, e mërkurë në ora 10:00, në Sallën e
Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt.02.03.2020,
2. Njoftim për aktivitete e Komunës gjate kohës se pandemisë,
3. Ri-Shpallja zone me interes për komunën e pronës së Pushimores se fëmijëve ne
Deçan dhe shprehja e interesit te Komunës qe ketë prone ta merr ne menaxhim
sipas procedurave të ligjeve ne fuqi,
4. Aprovimi i mjeteve financiare për hartimin e raportit vlerësues mbi vlerësimin e
dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës te shkaktuara nga Covid
19, Vlerësim i cili do te behet nga Kompania N.SH.”Insitute For Entrepreneurship
And Smail Business”,
5. Të ndryshme.