Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj në kuandër të fushatës “16 Ditë Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, kjo fushatë ka për qëllim të fuqizojë veprimet për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, i cili shprehet me këtë mesazh:
“ Dhuna ndaj grave dhe vajzave si e tillë duhet të dënohet dhe të luftohet duke parandaluar në çdo kusht! Më lejoni si Kryetar i Komunës t’ju bëj thirrje të sinqertë me mirëkuptim të gjithë juve, që të angazhohemi duke pasur zero tolerancë në dhunën në familje e në bazë gjinore”.
Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Komuna organizon këto aktivitete:
Institucionalizimi i mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyra e funksionalizimit, që do të themelohet me datën 8 Dhjetor 2023.
Emërimi i koordinatorit lokal që do të koordinojë punën lehtësuese të mekanizmit.
Hartimi i Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj grave dhe plani i veprimit 2023-2027.
Një video spot me moton: ’’ Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet të dënohet, të luftohet dhe parandalohet me çdo kusht”
Ndriçimi me ngjyre të portokallte duke vendosur “Kordelen e bardhë” në faqen zyrtare të komunës dhe faqen zyrtare të kryetarit të komunës prej datës 25 Nëntor deri me 10 Dhjetor 2023.
Botimi i broshurës informuese me infrastrukturën ligjore që rregullon dhe përmirëson nivelin e sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe ri-integrimin e rasteve të dhunës në familje.
Takime sensibilizuese dhe informuese për dhunën në familje dhe pasojat e dhunës me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore.
Marshi në qytetin e Deçanit.