Në një nga numrat e radhës të gazetës së dytë botërore , “ The Asahi Shimbun” e cila 7 milion e ka tirazhin ditorë të shitjes, do të botohet një intervistë te kryetarit të Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.
Gazetari i kësaj gazete Japoneze Takashi Kida , ka zhvilluar një intervistë me kryetarin Selmanaj. Fokusi i bisedë është vënë tekë marrëdhëniet e komunës së Deçanit me Manastirin, si dhe zhvillimet e fundit rreth vendimit të gjykatës Supreme për legjitimimin e faljes së 23 hektarëve tokë që pushteti i dhunshëm Serb ia kishte falur në vitin 1997 Manastirit. Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, edhe në këtë intervistë ka mbrojtur qëndrimin e tij, së kjo falje dhe ky vendim janë të pa pranueshëm dhe se nuk kanë bazë ligjore, prandaj siç ka thënë Selmanaj edhe ai si qytetar i Deçanit, së bashku me gjithë qytetaret e tjerë e kundërshtojnë këtë vendim të paligjshëm. Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Komunës dhe Manastriti, Selmanaj i tha gazetës Japoneze “ The Asahi Shimbun” se ai ka ndërtuar raporte të mira deri para pakë kohësh ai disa herë e ka vizituar manastirin “ Kamë qenë kryetari i parë i pasluftës, që në zyrën time i kamë pranuar sikurse gjithë qytetaret e tjerë edhe përfaqësuesit e manastirit. Unë personalisht i kamë shoqëruar deri në qendrën e regjistrimit kleriket e manastirit për tu pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. Po unë si kryetar së bashku me përfaqësuesit e Manastirit kam bërë sheti në këmbë përmes qytetit” tha për “ The Asahi Shimbun” Selmanaj. Ndryshe Selmanaj ju ka bërë me dije edhe kësaj gazete se qytetaret e Deçanit nuk janë kundër Manastirit, këtë tempull kulturor e fetarë do ta mbrojnë e ruajnë sikurse edhe në të kaluarën, por janë kundër vendimeve që sipas Selmanajt janë vendime Politike.