Të rinjtë e Komunës së Deçanit po vazhdojnë të tregojnë suksese në fusha të ndryshme. Një ndër të rinjtë e Komunës sonë që ka treguar sukses është edhe Gentian Ramosaj, i cili në Festivalin mbarëkombëtarët muzikës moderne dhe popullore “Çelësi Muzikor 7”, ka marrë çmimin “Best Male”. Për këtë rezultat të treguar, Kryetari i komunës së Deçanit, e ka pritur në një takim Gentianin të cilit në mënyrë modeste i ka ndarë Mirënjohje.
Me këtë rast Kryetari Selmanaj, ka thënë se edhe në mandatin e tij të dytë si kryetar i Komunës së Deçanit, do të vazhdoj të përkrah të rinjtë e talentuar në sfera të ndryshme “ Unë si kryetar Komune do të vazhdojë të jem përkrahës i talenteve të rinj të Komunës, të cilët çdo ditë e më shumë po tregojnë suksese. Ky çmim i juaj i rrëmbyer në këtë festival prestigjioz, na benë të ndihemi edhe ne krenarë. Me lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit, të ju uroj për këtë sukses, duke ju dëshiruar suksese edhe me të mëdha në të ardhmen” tha Selmanaj.
Ndërkaq, vetë këngëtari i ri Gentian Ramosaj, shprehu falënderimet për këtë pritje që i ka bërë Kryetari Rasim Selmanaj “ Kjo pritje që me bëni ju vetëm pak ditë pas marrjes së këtij çmimi, me motivon mua që edhe në të ardhmen të merrem më këndim, dhe ti sjellë Komunës sime edhe çmime të tjera” tha Ramosaj.
Ndryshe , Festivali mbarëkombëtarë i muzikës moderne dhe popullore ‘Çelësi Muzikor 7’, paraqet një mundësi që artistët të shprehin talentin dhe krijimet e tyre muzikore në të gjitha zhanret e muzikës në gjuhën shqipe.