Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike të përcjellura me reshje shiu dhe erëra të forta të cilat kanë filluar nga e dita e së hënës të datës 08.11.2010 në territorin e Komunës së Deçanit është krijuar një situatë Emergjente. Duke u bazuar në situatën e krijuar, ekipi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit që nga orët e mëngjesit të datës 10.11.2010 kanë dalë në terren me qëllim të konstatimit të gjendjes faktike.
. Gjatë punës sonë inspektuese është konstatuar se në disa lokalitete si pasojë e reshjeve të pa ndërprera ka vërshime ku janë përfshirë toka bujqësore ekonomi familjare akse rrugore dhe ura. Lokalitetet më të rrezikuara nga përmbytjet dhe erozioni janë: Fshati Baballoq, Restovicë, aksi rrugorë Carrabreg-Lloqan ( lokacioni “ Ura e Kasumëve”), aksi rrugorë Prapaqan- Llukë e ulët ( Lokacioni ura mbi lumin e Deçanit), rruga nga ura e Hulajve deri te objekti hotelier, aksi rrugorë që shpie për trafostacionin C10, fshati Lumbardh Impianti i ujrave të Zeza dhe ura mbi lumin e Deçanit në Fshatin Vranoc i Vogël.
Gjendja sipas Lokaliteteve
1. Fshati Baballoq: Si pasojë e daljes së Lumit të Loqanit nga shtrati ka përfshirë sipërfaqe të mëdha të këtij lokaliteti duke vërshuar sipërfaqe të tokave bujqësore mbi lagjet Humaj Gjocaj dhe Qallaku nga ku sasi të mëdha të ujit janë shpërndarë përgjatë këtyre lagjeve duke vërshuar oborret e shtëpive, rrugët dytësore dhe aksin kryesor të rrugës nga hyrja e fshatit deri te ura e cila më pastaj lidhet me fshatin Gramaqel. Në këto segmente rrugore niveli i ujit ka arritur rreth 50 cm. Dalja e sasive të mëdha të ujit nga shtrati i lumit kanë ndikuar pengesat që janë krijuar si pasojë e ngushtimit të tij nga pronarët e tokave, bimësia shumëvjeçare përgjatë shtratit dhe dimensionet jo të standardit në segmentin e rrjedhës së lumit në dalje të fshatit.
2. Fshati Restovicë: Në këtë lokalitet Lumi i Lloqanit ka vërshuar sipërfaqe të konsiderueshme tokave bujqësore në Lokacionin e quajtur “ Te Mullinjët” i cili përfshinë pjesët e lagjeve Selmonaj dhe Kadrijaj. Dalja e Lumit nga shtrati në këtë segment të rrjedhës së tij ka rrezikuar edhe disa shtëpi dhe ekonomi familjare në këto lagje duke vërshuar oborret e shtëpive. Edhe në këtë rast shkaktarë i daljes së lumit nga shtrati kanë ndikuar faktorët të cilët i cekëm në pikën 1.
3. Aksi Rrugorë Carrabreg– Lloqan: Si pasojë e rritjes së sasisë së ujit në këtë segment të rrjedhës së lumit të Lloqanit dhe pengesave nga bimët shumëvjeçare në shtratin e tij, Lumi e ka devijuar rrjedhën duke atakuar krahun e djathtë që përfshinë segmentin rrugorë. Për këtë arsye sasia e madhe e ujit dhe shpejtësia e tij kanë ndikuar që të krijohen procese erozive- shembje të dheut në masë të madhe . Shembja e dheut në këtë segment ka atakuar këtë aks rrugorë i cili rrezikohet nga ndërprerja.
4. Aksi Rrugorë Prapaqan- Llukë e Ulët- Ura mbi Lumin e Deçanit: Në këtë lokacion si pasojë e sasive të mëdha të ujit dhe prurjeve që ka bartë lumi i Deçanit janë krijuar procese erozive në të dy krehët mbi urë por më i theksuar është në krahun e djathtë. Sasitë mëdha të ujit nën presiin kanë shembë masat e dheut brigjeve të lumit afër rrugës ku dukshëm ka rrezikuar këtë urë dhe ndërprerjen e këtij asi rrugorë.
5. Aksi rrugorë mbi urën e Hulajve deri te objekti hotelier : Ky segment rrugorë është i pa qarkullueshëm si pasojë e vërshimeve nga sasitë e mëdha të ujit të cilat kanë dalë nga shtrati i lumit të Lloqanit.
6. Aksi Rrugorë që shpie deri te trafostacioni C10 Kjo rrugë shtrihet nga aksi kryesorë i magjistrales Deçan-Pejë dhe ka shtrirje në drejtim të trafo. C10 . Ky segment rrugorë është vërshuar nga sasitë relativisht të mëdha të cilat depërtojnë përmes përroit që vije nga Lugu i Sejakut. Dëmet e shkaktuara nga gërryerja kanë paralizuar qarkullimin e disa familjeve që jetojnë në këtë pjesë të fshatit Isniq.
7. Lokacioni Impianti i Ujrave të Zeza në fshatin Lumbardh: Nga sasitë e mëdha të ujit nën presion në këtë segment ka procese erozive – shembje të dheut në krahun e djathtë të Lumit. Kjo gjendje ka ndikuar që të dëmtohen sipërfaqe e konsiderueshme të tok[ave bujqësore.
8. Ura mbi lumin e Deçanit në Fshatin Vranoc i Vogël: Nga sasitë e mëdha të ujit nën presion është atakuar krahu i djathtë i urës në pjesën e sipërme të saj.
Ky raport esht perpiluar nga Drejtori për Sherbime Publike ,Mbrojtej dhe Shpetim z. Admir Hasanja dhe z.Sadri Lokaj- Shefi i Sektorit të Kontrollit të Katastrofave dhe Skender Rexhahmetaj-zyratarë për planifikim