Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" ne Deçan, stafi drejtues i shkollës, mësimdhënësit e shkollës, si dhe stafi teknik, shënuam 50 vjetorin e themelimit. Ky Gjimnazi ishte dhe do të vazhdon te jete institucioni kryesor arsimor në komunën e Deçanit , dhe karte identiteti për komunën tone.
Më këtë raste të ftuar ishin profesorë të cilët ishin nga gjenerata e para që sollën dritë në këtë institucion ,te gjithë njerëz të profileve te larta shkencore e me tituj deri më të lartë Akademik . Po ashtu të pranishëm ishin edhe ish-mësimdhënës e staf udhëheqës i shkollës nder vite, dhe zyrtar komunal nga DKA-ja.
Të pranishmëve për shënimin e kësaj datë Drejtori i shkollës z.Bekim Vishaj nder të tjera tha.
Kuvendi komunal i Deçanit me Vendimin nr. 01/5169/9, të datës 9 dhjetor 1967, themeloi Shkollën e Mesme në Deçan, me emrin e dijetarëve të kombit “V. Frashëri”,drejtor i saj u emërua Sahit Çekaj.
Për një kohë shumë të shkurtër, Shkolla jonë u radhit ndër shkollat më të mira, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Etja për arsimim po shtohej dita e ditës, ne fillim vitet e 80-ta,numri i nxënësve shkonte deri në 2250, me 135 mësimdhënës, vërtetë një institucion edukativo-arsimor me fuqi të madhe intelektuale, për lakmi nga të tjerët.
Kjo shkollë, përveç që ishte vatër e edukimit ajo ishte edhe vatër e veprimtarive atdhetare. Gjatë viteve ’80-ta,90-ta, Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” kaloi nëpër shumë pengesa që i bënte pushteti serb, duke filluar që nga largimi i disa nxënësve, profesorëve nga shkolla, helmimi i nxënësve shqiptarë në muajt mars-qershor 1990, e deri të largimi i plotë nga lokalet e shkollës. Por mësimi prap zhvillohej në punkte, ne shtëpi-shkolla.
Përveç rrezeve të dritës dhënë në fushën e edukimit dhe arsimimit për breza, Gjimnazi nga radhët e veta në luftën e UÇK-së gjatë viteve 1998/1999, ka dhënë edhe dëshmorë kombi. U vranë : Drejtori-Njazi Ferizaj, profesorët: Maxhun Qeku, Tafil Kasumaj e Dinë Çeku, në altarin e lirisë ranë edhe shumë nxënës qe sot janë dëshmor të kombit, ne me nderim përkulemi para veprës së tyre.
Edhe pas luftës së viteve 1998/99,Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan vazhdon rrugëtimin pa ndalur, pa marrë parasysh sfidat e kohës. Mësimdhënësit e këtij gjimnazi ndër gjenerata vazhdojnë të punojnë më të vetmin qëllim, qe të edukojnë dhe të arsimojnë breza të rijnë për të ardhmen e vendit tonë. Falë punës së pa lodhur të trupës arsimore nga kjo vatër arsimi, kanë dalë shumë nxënës, qe sot janë kuadro të rëndësishme të shkencës, politikës, kulturës e fushave tjera profesionale në Kosovë e më gjerë.
Kjo rrugë e gjatë, ne edukim te brezave, maratonë 50 vjeçare, ka kërkuar sakrifica, ka sjellur mund, përkulemi para të gjithë atyre që dhanë mundin,djersën,qe shkrinë veten, ne misionin e shenjte “Edukim për brezat e rinje”.
Edhe këtë vit shkollor që po e lëmë pas dhe njëkohësisht po shënojmë 50 vjetorin e themelimit të shkollës sonë, Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” ka vazhduar me punë drejt sukseseve të reja. Mësimdhënësit dhe nxënësit si kurrë më parë janë të përkushtuar dhe te motivuar drejt sukseseve. Edhe ky vit shkollor, për ne ishte një vit i mbarë dhe një vit i punës. Për këtë më meritorët janë mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit.
Shkolla jonë numëron rreth 900 nxënës me 70 punëtorë (mësimdhënës, administratë dhe punëtorë teknik), të cilët në mënyrën me të mirë të mundshme, po kryejnë obligimin ligjor e moral, edukimin e brezave të rinj të komunës sonë.
Jemi në vitin e tretë si Shkollë-Pilot në zbatimin e KKK.
Me plot bindje dhe përgjegjësi mund të themi se ishte një vit i sukseseve në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Jemi përpjekur me te gjitha potencialet tona,qe te jemi në nivel me detyrat dhe obligimet e kërkuara sipas ligjeve.
Pjesë e procesit mësimor janë edhe aktivitetet edukativo arsimore, te zhvilluara nga nxënësit udhëhequr nga mësimdhënësit e shkollës sonë, koordinuar me Këshillin e KRGJ, gjatë vitit shkollor 2016/2017.
Në kuadër të shkollës kemi formuar grupet artistike dhe shkencore: Grupi Letrar, Dramatik, muzikor, i piktorëve etj.
Janë organizuar Programe dhe ekspozita artistike me nxënës, për nderë të festave kombëtare e shtetërore dhe kombëtare.50 vite angazhim, punë, sfida, sakrifica e sukses, asnjëherë ndërprerje, gjenerata e gjenerata janë meritorë për këtë. Tha nder të tjera Drejtroi Vishaj. Me rastin e 50 vjetorit të themelimit te Gjimnazit ,, V. Frashëri" në Deçan , drejtoria e shkollës nderoi me diplomë(pavdekësie) nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit të renë në altar lirije! në emër te organizatave te luftës së UÇK- së diplomën e pranoi komandanti Kol/ Avdyl Mushkolaj Kryetarë i organizatës së veteranëve të UÇK- së ! Ndërsa për nder të kësaj dite nxënësit kanë kanë Shfaqur një program të pasur Kulturo Artistik.