Në kuadër të bashkëpunimit institucional me Swisscontact dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, një delegacion nga Komuna e Deçanit, i përfaqësuar nga Drejtori për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, dhe Shefi i Turizmit, z. Lendim Kuqi, mori pjesë në një vizitë studimore në Grenoble, Francë, si dhe në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë dhe kompani të specializuara në turizmin malor, ku u prezantuan modele të avancuara të zhvillimit dhe menaxhimit të destinacioneve turistike. Diskutimet u fokusuan në menaxhimin e infrastrukturës turistike, organizimin e aktiviteteve të turizmit të aventurës, si dhe përdorimin e teknologjisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të sektorit të turizmit në Komunën e Deçanit, duke mundësuar adaptimin e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerë të jashtëm, në funksion të zhvillimit ekonomik lokal.