Më organizim të grupit të Grupit të Grave te Asamblesë Komunale në Deçan, është mbajt takim më femrat e komunës së Deçanit, me temën "T’i shpallim luftë kancerit te gjirit" .Në këtë takim i pranishëm ishte edhe i pari i komunës z. Rasim Selmanaj, i cili i përgëzoi grupin e grave Asamblesite për një nisme te tillë te vetëdijesimit të grave.
Gjatë ligjëratës së mbajtur për të pranishmet e këtij takimi Dr.Ilmi Shehu dhe Antoneta Avdimetaj nder të tjera thanë se Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar Dr.Imi Shehu, më anë të projektorit për pjesëmarrëset e kësaj ligjërate prezantoi edhe shenjat e para të kësaj sëmundje duke ju bërë thirrje se të paktën një herë ne vit të bëjmë një vizitë për parandalimin e kësaj sëmundje .
Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vëren shenja jo normale si:
Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.
Skuqje, mahisje, ënjtje në gjinj apo rreth tyre.
Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.
Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.
Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.
Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.
Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.
Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Mjeku është ai që sqaron se çfarë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mire që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave