Ruajtja e trashëgimisë kulturore ka qenë tema e ekspozitës së hapur , në hollin e pallatit të kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, në të cilën janë prezantuar punime të nxënësve të16 shkollave të komunës së Deçanit.
Këtë ekspozitë e kanë vizituar edhe zyrtar komunal dhe profesor të shkollave të komunës së Deçanit dhe qytetar të shumët. Kryetari i komunës z. Rasim Selmanaj ,dhe profesorë të shkollave të komunës së Deçanit si dhe zyrtar të DKAS-së ,këtë ekspozitë e vlerësojnë mjaft lartë duke theksuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore ka vlera të larta për popullin shqiptarë ,andaj edhe kjo ekspozitë përkon më trashëgimin që ruan vlerat e kombit.
Kjo ekspozitë është aktiviteti i parë që ka nisur në kundër të manifestimeve për shënimin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës. Punimet e saj do të qëndrojnë të ekspozuara gjatë 10 ditëve të ardhshme, ku aderuesit e këtij arti pamor do të kenë mundësi ti vizitojnë ato dhe njëkohësisht të njihen me tematikat dhe vlerat e tyre.