Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, gjeneralin Daut Haradinaj, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, bënë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të qytetit të Deçanit.
Me respekt dhe përulësi të thellë kujtuam sakrificën sublime të bijve dhe bijave më të mira të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot. Vepra dhe heroizmi i tyre mbeten udhërrëfyes për brezat, ndërsa kujtimi për ta do të jetojë përherë në zemrat tona.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!