Me rezultat 4 me 3 Vajzat e shkollës së mesme të Ulët “Zekria Rexha” të Gjakovës, kanë mundur vajzat e Deçanit në futboll të vogël. Kjo ndeshje sportive u mbajt në kuadër të projektit “Femra dhe Sporti” të implementuar nga shoqata e Gruas “jeta” në Deçan, e përkrahur nga ambasada amerikane në Prishtinë.
Në ceremoninë solemne udhëheqësja e shoqatës “Jeta” në Deçan Safete Gacaferi, veç falënderimeve për mbështetësit financiar, falënderoj edhe shkollat pjesëmarrës në këtë projekt. Kurse përfaqësuesit e ambasadës Amerikane në Kosovë thanë se me këtë projekt janë ndarë mese të kënaqur, për vet faktin se në Kosovë tashme po thehën tabut e dikurshme, që femra nuk luanë futboll. Në anën tjetër kryetari I Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, duke përgëzuar shoqatën për implementimin e projektit, tha se ai si kryetar mbetet I përkushtuar që të mbështet zhvillimin e sporteve në komunën e Deçanit “ Ne edhe vitin e kaluar por edhe këtë vit do vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën sportive, kemi ndërtuar terrene sportive në disa shkolla fillore, do investojmë këtë vit edh enë shkollat e tjera. Por ajo që këtë vit është më e mirë është se ne po afrohemi drejt finalizimit të nderimit të palestrës sportive, që do jetë një palestër bashkëkohore.” Tha me ketë rast kryetari Selmanaj.