Është bërë solemnisht inaugurimi i terreneve sportive në fshatin Prokulluk të Deçanit. Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, ka bërë nisjen e ndeshjes miqësore në mes të dy klubeve, K.F.” Deçani” dhe K.F. “Besa”. Komuna e Deçanit me bashkëinvestim me USAID-in kanë investuar rreth 50 mijë euro për rregullimin e fushatës së futbollit, fushës së basketbollit dhe rrethimit të këtyre terreneve sportive.
Në ceremoninë solemne të inaugurimit të përfundimit të punimeve Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka deklaruar se këto terrene tash e tutje veç që do të shfrytëzohen për rekreacion nga të rinjtë e fshatit Prokulluk, dhe të fshatrave për rreth, do të jenë edhe në shërbim të klubeve të ndryshme sportive për të zhvilluar ndeshje, por edhe për të bërë stërvitje “ Sa i përket infrastrukturës Sportive, ne si komunë jemi përkushtuar që këtë gjë ta bëjmë në të gjitha lokalitetet anë e këndë komunës së Deçanit.
Edhe Prokulluku, krahas shumë investime në lëmi të tjera siç janë ujë, rruga, trotuari për vajtje ardhje të nxënësve për në shkollë, sot po përfiton edhe këto terrene sportive, që të rinjtë e Prokullukut dhe të fshatra të tjera për rreth ti shfrytëzojnë për aktivitete sportive. Këto terrene sportive, mund të shfrytëzohen edhe nga ekipe të ndryshme për zhvillimin e ndeshjeve, por edhe për stërvitje, si dhe organizime të ndryshme” ka deklaruar Selmanaj me këtë rast.
Në fund kryetari i Komunës Rasim Selmanaj dhe banorë të këtij lokaliteti kanë mbjellur edhe pemë dekorative në hapësirat e këtyre terreneve sportive.