Të enjteve, ditën e tregut në Deçan, tregtarët vazhdimisht bllokojnë rrugën për ti shitur mallrat e tyre
Në këtë rrugë e cila nuk gjendet në afërsi të qendrës së qytetit, krijohen telashe të mëdha në qarkullimin e automjeteve duke krijuar kështu telashe edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kjo ndodhë për shkak të hapësirave të vogla që ka tregu i gjelbër, ndërkohë ndërtimi i tregut të ri privat i cili ka filluar vitin e kaluar po vonohet.
Duke e verejtur këtë problem, inspektorët komunal bashkë më policinë, të ënjtën para dite, kanë ndërmarr aksion për largimin e këtyre mallrave nga rruga.” Me gjithë kundërshtitë e tregtarëve, aksioni është realizuar me sukses”, ka thënë Hana Lekaj Berisha, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Inspeksionit. Sipas saj,në këto hapësira ku tani po mbahet tregu, në të cilin shitën mallra të përziera siç janë ushqimore, dru, hekurishte, sanë etj, nuk ekzistojnë kushtet minimale, ndaj edhe komuna ka marrë vendim që i tëri të mbyllet. Kjo do të ndodhë pas ndërtimit të tregut të ri privat, nderimi i të cili ka filluar vitin e kaluar. . Megjithatë,Berisha, ka treguar se një aksion i tillë do të ndërmerret edhe në lirimin e hapësirave publike dhe sidomos të trotuareve, në cilat zakonisht ekspozohen mallra të ndryshme nga pronarët e bizneseve private. “Nuk do të kemi tolerancë qoftë kjo nëse ka nevojë që për çdo ditë të përballemi me pa dëgjueshmëri të ekspozimit të mallrave dhe parkimit të veturave në trotuare dhe hapësira tjera publike”, ka thënë ajo, duke paralajmëruar edhe dënime dhe masa tjera ligjore ndaj të gjithë atyre që kundërshtojnë vënën e një rregulli të tillë.