Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 më shkolla dhe komunitetin
Është përmbyllur me sukses programi për Arsim Themelor ( Basic Edukation Program) I financuar nga USAID-i.
18 Drejtor shollash të komunës së Deçanit dhe disa mësimdhënës janë certifikuar sot nga ky program .
I pranishëm në ndarjen e certifikatave ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , i shoqëruar nga drejtori I DKA-së z.Qazim Maloku , po ashtu në këtë ceremoni ishte edhe z.Keith Prenton nga Programi iUSAID-it përarsimbazë ,Alush Istogu nga MASHT dhe zyrtar tjerë.
I pari i komunës z.Rasim Selmanaj ,tha se certifikime te tilla janë çdoherë në të mirën e atyre qe i përcjellin por edhe kjo njohuri te shpërndahet në mësimdhënie dhe mesimnxënje andej ne u jemi mirënjohës për punën që ju keni bërë bashkërisht përgjatë një viti.
z.Keith Prenton nga Programi iUSAID-it, tha se të gjithë ju jeni pionier të ndryshimit për shkollat tuaja andaj rezultatet priten nga vet ju dhe njohurit e fituara duhet të dëshmohen ne shkollat tuaja në vazhdimësi.
Edhe drejtori i DKA-së , z.Qazim Maloku, u shprehë falënderues për një projekt të tillë duke e vlerësuar lartë angazhimin e dy anshëm për një finale deri te certifikimi i sotëm.
Gjatë kësaj ceremonie është vlerësuar lartë niveli i ngritjes së drejtorëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në trajnimin dhe zhvillimit të shkathtësive te shekullit 21 tek nxënësit në partneritet me shkollën dhe komunitetin.
Me anë të këtij program USAID në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë punon për zgjerimin e kapaciteteve të menaxhimit të shkollave në kushte te reja të decentralizimit: për fuqizimin e vlerësimit të rezultateve te nxënësit dhe për përmirësimin e mësimdhënies përmes zhvillimit profesional të mësimdhënësve në detyrë.
Në këtë ceremoni solemne certifikata i nda i pari i komunës z.Rasim Selmanja ,drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku z.Keith Prenton, Alush Istogu nga MASHT .
Të certifikuar janë:
Agim Alaj, Agron Selmanaj, Ali Selmanaj, Asllan Ferizi ,Avdyl Shala ,Besarta Tahirukaj, Burim Avdiaj, Fahrije Haklaj, Fatime Tishukaj, Gani Malaj, Hasim Lokaj ,Hysni Ramaj, Ramë Aliqkaj, Ramë Kasumaj, Sami Lokaj, Shaban Zejnaj, Zenel Berisha, Zeqir Nitaj.
Basic Education Program është partneritete pësëvjeqar i financuar nga USAID dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatuar nga FHI 360 në partneritet me MASHT dhe qendrën për Arsim Të Kosovës.