Në përkujtim të dëshmorëve të kombit Gjeneral Shkelzen Haradinaj ,dhe bashkëluftëtarëve të tije Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, në përvjetorin e 12 të rënjës në altarin e lirës janë përkujtuar bashkarishtë 28 dëshmorët e fshatit Gllogjanë të Deçanit .
Në Kompleksin memorial të varrezave në Gllogjan të Deçanit për ti nderur dëshmorët e rënë homazhe kanë bërë përfaqësues të nivelit qendror dhe ati lokal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ,bashkëluftëtar dhe qytetar të shumtë nga të gjitha viset shqiptare.
Humbja e bashkë luftërave në ditët më të vështira ishte humbje për të gjithë por mbeten gjithmonë ata të cilët duhet nderuar jo vetme në ditë e rrënjës por duhet të bëjmë më shumë në mënyrë qe amaneti I tyre të jetësohet u tha nga bashkëluftëtarët dhe familjaret e dëshmorëve.