Më vendosje të buqetave me lule, dhe homazhe pranë varreve ku pushojnë në përjetësi janë përkujtuar sot dëshmorët e fshatit Lloqan Tafil e Shaban Kasumaj. Zyrtarë të lartë të institucioneve lokale të prira nga Kryetari i Komunës së Deçanit Z.Rasim Selmanaj, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, nderuan edhe dëshmorin Dinë Cenaj. Po sot në fshatin Lumbardhë të Deçanit janë përkujtuar dëshmorët e martirët e kij fshati, edhe me këtë rast familjarët u shprehen krenarë, që bit e tyre vazhdojnë të përkujtohen në ditët e caktuara nga zyrtarët e lartë.
Me nderime të larta, janë përkujtuar edhe dëshmorët e fshatit Carabreg i Ulët, zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, së bashku me familjarë e qytetarë, kanë vendos buqeta lule tek lapidaret e dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati. Ndërkaq në këtë përvjetorë në fshatin Carrabreg i Epërm veç së janë kujtuar gjithë dëshmorët e Kombit, dhe martirët e këtij fshati, në fjalën e tij, kryesuesi i asamblesë komunale z.Jashar Dobraj ish komandant i shtabit të UÇK-së në Carrabreg të Epërm , tha se pa sakrificën e dëshmorëve liria nuk do të vije “ Në 15 vjetorin e fillimit të luftës frontale në Carrabreg , datë kjo që shënon edhe rënien heroike të dëshmorit të parë të Carrabregut Muharrem Lataj në mbrojtje të pozicioneve luftarake sipër fshatit në kodrën e Loshajve. Me këtë rast kujtojmë dhe nderojmë të gjithë Dëshmorët dhe Martirët e fshatit Carrabreg, kujtojmë gjithë ata që u sakrifikuan dhe u bënë themel i kësaj lirie” tha Dobraj në fjalën e tij. Në këtë ditë Bacë Hilmi Haradinaj, Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, Jashar Dobraj dhe nëna e dëshmorit Hysni Dautaj, bënë zbulimin e rregullimit të varrit të këtij dëshmori. Në ditën e dëshmorëve fshati Carrabreg i Epërm organizuan edhe dhurimin e gjakut, aksion ky që pretendohet të jetë i përvitshëm në këtë fshat. Dëshmorët derdhen gjakun për liri, ne sot po dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë, kështu u shprehen ata që dhuruan gjak.