E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas
Për nder te Javës së Ndihmës Juridike Falas, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të USAID-JAK ka mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Deçanit dhe bashkëveprojnë me ZMNJF në Komunën e Deçanit.
Tryezën e hapi znj. Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive dhe pjesmarrës ishte edhe Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj, i cili u zotua se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre te ZMNJF Deçan, e cila gjendet në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega Deçan.
Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:
• Promovimin e qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;
• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Deçanit;
• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis akterëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetarët.