Në kompleksin memorial të varrezave në Gllogjan, nga sot do të prehen eshtrat e ish ushtarit të UÇK-së, Nexhat Sylaj .
Qindra qytetar ju bashkuan kordonit të gjatë për ti dhen lamtumiren e fundit njërit nder Ushtarët e UÇK-së , i cili ishte kudo në vijat e frontit.
Në emër të bashkëluftëtarëve, Fitnete Ramosja, tha se Nexhati, ishte njeri nder ushtaret i cili ishte kudo në vijat e frontit , dhe për as një qastë nuk u dorëzua .
Në emër të shoqatës së ish të burgosurve politikë dega në Deçan z.Ali Selmanj,tha se është tepër e vështirë më një fjalim mortor të folët për një histori të tërë të veprimit politik dhe luftarak të veprimtarit të çështjes kombëtare të veteranit të luftës çlirimtare.
Nexhati u lind në Gllogjanin e Ramushit e të Smajlit dhe të 26-të ish i burgosur politik dhe të 27 dëshmorëve të Lirisë .Nexhat Sylaj i takoi një familje jo të pasur por që i dha Kosovës veprimtar , ushtar dhe Dëshmor të Lirisë. Si shumë i ri në moshë u sfidua nga varfëria ,skamja e detyroi të punoj punë të rënda në Slloveni, Mal Të Zi dhe gjetiu ,Nexhati të gjitha i kreu si i ri: veprimin politik , luftën e armatosur dhe i ri u nda nga jeta po la pas një vepër te pavdekshme.
Temë boshte e të gjitha bisedave që i bënte me shokët dhe më të atin Dervishin , ishte çështja e pa zgjidhur kombëtare .Babi Dervishi ishte intelektual , i arsimuar në Elbasan ,agronom ekspert i vreshtarisë shumë aktiv në veprim politik , bashkëveprimtar i Jusuf Gervallës e i Smajl Haradinaj .Ai kishte pothuaj një bibliotekë me literaturë të ndaluar .Ndër të tjera hartoj kalendar të vitit 1981. Si vazhdim i përpjekjeve për liri në luftën e Drenicës u vra familjari i tyre Selmon Zeka. Nexhati, është burgosur dhe dënuar më aktakuzë të ngritur nga gjykata serbe kinse paska organizuar atentat kundër dy udbashëvë shqipfolës dhe më 11 Nëntor 1983, së pari është dënuar 60 ditë burgim ndërsa pas disa muajve hetime intensive është liruar në mungesë të fakteve
I vëllai i madh i Nexhatit Selaimi , tani Dëshmorë , është vra në masakrën e Lubeniqit.
Vëllai i tretë është dënuar për veprim politik më dy muaj burgim gjatë ngjarjeve të vitit 1995, për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Pra e tërë familja Sylaj ishin protognist të ngjarjeve që trasuan rrugën e Lirisë dhe të shtetformimit kështu .
Në emër të institucionit komunal këtë akademie ka përshëndetur z.Jashar Dobraj ,duke thënë se Lajmi qe morëm mbrëmë,për humbjen e me te dashurit tuaj,mikut,bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit tone Nexhat Sylaj, ishte shumë i rende dhe i papranueshëm për ne.
Nexhat Sylaj i takon një gjenerate qe barti mbi supe peshë te rende ne dekadat e fundshekullit qe lamë pas ne rrugën plot me sfida,mundime e sakrifica,për te jetësuar amanetin e shumë brezave ,lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Nexhati shumë i ri ne moshe,si shumë bashkëfshatar te tij për veprimtari atdhetare përndjekjet dhe burgoset ne vitet e 80-ta,nga regjimi okupues serbo-jugosllav.
Ai,edhe pas lirimit nga burgu me shumë bashkëveprimtarë,angazhimin ne qeshjen kombëtare nuk e ndërpreu asnjëherë.
Këto veprimtari atdhetare,ne fund te viteve 90-ta u kurorëzuar me projektin me madhor historike te shqiptareve Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës,pjese e se cilës ishte Nexhati qe nga fillimet e saja e deri ne çlirimin e plote te vendit.
Ai përkrah heroit Shkelzen Haradinaj e bashkëluftëtareve te tjerë shkruan faqet e nderit dhe te lavdisë sonë kombëtare,duke u vendosur ne themelet e lirisë edhe gjaku i bashkëluftëtarit dhe vëllait te tij,dëshmorit te kombit Selaim Sylaj.
Nexhati,pas luftës vazhdoj rrugëtimin duke lidhur fatin e tij përjetësisht me uniformen e Ushtrisë se popullit te tij duke përjetuar sfidat e peripetit e pasluftës ne ndërtimin dhe rriten e saj.
Kështu,ne vazhdimësi ishte pjese e trupave te mbrojtjes se Kosovës dhe Forcës se Sigurisë se Kosovës,duke u dëshmuar ne çdo moment dhe duke qene shembull tipik për gjeneratat e reja i luftëtarit te devotshëm te lirisë.
E nderuara familje Sylaj,ne këto qaste dhembja është e madhe për me te dashurin tuaj,por njëkohësisht jeni krenar me angazhimin dhe veprën e tij prej atdhetari.
Ne si bashkëluftëtar,njëkohësisht si përfaqësues të institucioneve qe i ndërtuam me mund e gjak do te jemi krenare gjithmonë me veprimtarinë prej atdhetari e luftëtari te Nexhat Sylaj .
Duke kujtuar betejat e shumta në të gjitha vijat e frontit këtë gjeneral Daut Haradinaj, tha se Nexhati, ishte njeri nder luftëtarët e parë që ju bashku Shkelzenit , Luanit , Fatmirit dhe shumë bashkluftetarëvë tjerë, por që nuk u ndal për as një çast sepse ishte i bindur se lufta e UÇK-së, ishte luftë e drejt dhe do na qonte deri në fitore. Ndërsa në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur Qerqiz Sylaj i biri i Nexhatit .
Paraprakisht në sallën e Asamblesë Komunale është mbajte mbledhje komemorative.