Pasi që deputeti nga radhët e AAK-së , z.Mehemt Osaj , ka kërkuar falje para deputeteve për fjalët e thëna nga ndikimi emocional në seancën e mbajtur më dt .27.02.2015, kjo seancë ka vazhduar më pikat e mbetura të rendit të ditës nga pika e IV-të.
4. Marrja e Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë ,
5. Marrja e Vendimit për këmbimin e pronës së palujtëshme të Komunës me pronën private të personit fizik,
6. Shqyrtimi në parim i Projekt-Rregullores për kushtet e mbajtjes së qeneve dhe maceve, si dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre,
7. Të ndryshme.
Ndonëse pika e rendit të ditës lidhur më Marrja e Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë ,
Kjo pik e rendit të ditës edhe në asamblenë e kaluar është diskutuar pothuajse nga të gjithë Asamblistët , ky diskutim ka vazhduar edhe sot ku dhe është arritur që të votohet në parim më 18 vota pro dhe 5 kundër që aprovohet në parim , për ti dhen dritën jeshile për të hapë proceduar të mëtutjeshme për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të tokës për ndërtime komunale me konkurs publik.
Edhe pika e radhës lidhur më marrje te Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshëm të Komunës me pronën private të personit fizik,pasi që janë dhen sqarimet e duhura lidhur më këtë pikë që palët janë dakorduarë për këmbimin e pronave është aprovua edhe nga asamblesitët në mënyrë unanime.
Ndërsa anë piken e rashës lidhur më shqyrtimin në parim i Projekt-Rregullores për kushtet e mbajtjes së qeneve dhe maceve, si dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre, edhe kjo pik e rendit të ditës ka mare mbështetjen nga deputetët për të ju nënshtruar diskutimit publik , plotësim ndryshimeve dhe mandej të sillen në asamble për miratim .
Në pikat të ndryshme është aprovua në mënyrë unanime propozimi për ndarjen e titullit ,,Qytetar Nderi i Deçanit’’(Post ,Mortum)gjeneral major Lulzim Morina , komandant i Brigadës 135 ,,Agim Ramadani’’ të UÇK-së, ku tashmë mbetet vetëm të caktohet data e kësaj ceremonie për ndarjen e këtij titulli .
Në të ndryshme janë diskutuar edhe dy kërkesa për asfaltim të rrugëve njëra në rrugën Tafë Shabani në fshatin Prapaqan dhe rruga e Dobrunajve në qytetin e Deçanit .
Rruga Tafë Shabani nga Prapaqani, është në procedurë dhe me rregullimin e kohës pritet të nisin punimet ndersa rruga e Dobrunjave brenda këtij viti do të asfaltohet mbase janë përfunduar punimet në kanalizim të ujërave të zeza në këtë lagje.