Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së njohur si “”Rruga e Dollës”, në fshatin Llukë të Ulët të Komunës së Deçanit. I pranishëm ishte i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , nënkryetari z.Sami Cacaj, një pjesë e stafi politik dhe banor te ketij lokaliteti.
Në fillimin e punimeve të kësaj rruge Selmanaj, tha se ka qen domosdoshmëri ndërtimi i kësaj rruge sidomos për nxënësit të cilët frekuentojnë këtë rrugë çdo ditë deri në shkollën e këtij fshati,, Lan Selimi ‘’.Këtë vit ne do të bëjm hapjen edhe trasiminë e rrugës ndërsa në vitin 2014 ,do të asfaltohet e jo vetëm kjo rrugë por të gjitha rrugët e mbetura në të gjitha fshatrat tha Selmanaj.
Edhe , banorët e Llukës së Ulët, u shprehen mjaftë falënderues për këtë investim nga ana e Komunës së Deçanit ,duke shtuar se ne besojmë në premtimet e kryetarit Selmanaj.