Kanë nisur sot zyrtarisht punimet për asfaltimin e katër rrugëve në fshatin Strellc i Ulët të Komunës së Deçanit.
Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtor, gjatë fillimit të punimeve të këtyre rrugëve që kapin vlerën e investimeve rreth 500 mijë euro, të ndara nga buxheti i Komunës, me participim të banorëve të këtij fshati ,ka deklaruar se pas vitit 2014 në Deçan, më nuk do të jetë temë asfaltimi i rrugëve, kjo për faktin që sipas Selmanajt edhe ato pak rrugica që kanë mbetur në disa fshatra do të asfaltohen.
Haki Pajazitaj, kryeplak i fshatit Strellc i Ulët, thotë se me asfaltimin e këtyre rrugëve, jeta e tyre do të jetë më e lehtë dhe me më perspektivë ne si komunitete kemi participu dhe më kërkesën tonë drejtuar kryetarit Selmanaj , është miratuar dhe për ketë e falënderojmë për këtë investim .
Edhe Ali Kamaj banorë i këtij lokaliteti shprehet se me asfaltimin e rrugëve , perspektiva e jetës së banorëve të këtushëm do të rritet .
Ndryshe sot kanë nisur punimet për asfaltimin e katër rrugëve të fshatit Strellc i ulët, gjegjësisht ,Rruga Strellc i Ulët –Bohriqe, një segment i rrugës së quajtur Drumi i Telit , që kalon përmes fshatit Strellc i Ulët , Rruga e Nuraj dhe Rruga e Gjukajve.
