Kënaqësi e veçantë të mirëpresim në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, znj. Jennifer Ober dhe dy specialistët e këtij aktiviteti, znj. Maria Berishaj dhe z. Ramadan Klisurica, të cilët na informuan rreth projektit dhe biseduam për mundësitë e bashkëpunimit.
Aktiviteti “Qeverisja e Pronës”, ka për qëllim përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë, në mënyrë që të ulet korrupsioni, fuqizimin e grave dhe përmirësimin e të drejtave formale të pronës dhe investimet në patundshmëri.
Së shpejti do të nënshkruajmë Memorandum të Mirëkuptimit për zbatimin e përbashkët të këtij aktiviteti.
Mirënjohës për vizitën!