Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajte takim IV-të të rregullt
më këtë rend punë:
1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit
2. Të ndryshme
Të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli lokal KFOR ,FSK-së ,klerik fetarë dhe përfaqësues te të gjitha komuniteteve .
Takimin e hapi kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, i cili tha së mare në përgjithësi çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit, është relativisht e qetë .
Për çështjen e sigurisë ka folur edhe komandanti i policorë në Deçan Tog.Sejdi Dobraj.
Dobraj vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qetë . Në përgjithësi situata në komunën e Deçanit është e qetë .Që nga takimi i fundit në KKSB-ja, nuk kem diçka të veçante në Komunën e Deçanit për të raportuar tha Dobraj.
Nga anëtaret e këtij këshilli është thënë se mbetet shqetësues gjendja e familjes Lushaj në fshatin Shaptej sa i përket tre fëmijëve që kanë mbet të mbyllur nga rasti i fundi i vrasjes në mes të dy familjeve Lushaj- Ramaj. Tre fëmi nga familja Lushaj, mbase këtij rasti kanë mbete pa i vijuar mësimet .
Sipas Drejtorit të DKA-së ,z.Qazim Maloku në koordinim më Ministrin e Arsimit, këtyre fëmijëve do të u mundësohet më provime plotësuese që ta përfundojnë vitin shkollorë 2016/2017 këta fëmijë.
Shqetësuese mbetet edhe qentë endacak në rrugë të cilët rrezikojnë jetën e fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë për ketë morëm një përgjigjej nga Drejtori i Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni ku ndër të tjera tha se jemi në bisedime me KFORIN, po ashtu edhe më një fondacion zviceran që të gjëmë një lokacion sa më parë për të bere grumbullimin e qenve .Si shqetësim është ngrit edhe mungesa e zebrave në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë afër Shkollë së Mëmë të Ulët ,,Regjep Kadrijaj ’’ në fshatin Rastavic ku nxënësit duhet të kalojnë rrugën për tek shkolla dhe mungojnë shenjëzimi (zebrat).