Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajte takim të jashtëzakonshëm më të vetmen pikë të rendit të ditës :
Gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit pas rasteve të fundit ku kanë ndodhur dy vrasje Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Ulët dhe Ylber Malaj nga Strellc i Epërm.
Gjatë këtij takimi kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , e trajtoj çështjen e sigurisë në komunën e Deçanit , me theks të veçantë u trajtuan dy ngjarjet të cilat kanë shqetësuar gjithë qytetarët e komunë së Deçanit dhe më gjer .
Në këtë takim kryetari i komunës dha një propozim që dita e Premte dt 25 Dhjetor 2015 në ora 11:00 të organizohet një marsh paqësor më moton
STOP VRASJEVE!
Me propozimin e kryerit Rasim Selmanaj, për marshin paqësor janë pajtuar të gjithë të pranishmit e këtij këshilli ku mbete që ky këshill të jetë organizator i marshit paqësor.
Gjatë këtij takimi komandanti i policisë Tog/Sejdi Dobraj, nder të tjera tha se në si polici e Kosovës jemi të gatshëm për kryerjen e detyrave në shërbim të qytetarëve ndërsa për të dyja rastet e vrajave është proces hetimorë ku janë duke u zhvilluar proceduar të mëtutjeshme.
Ndërsa Adem Lushaj tha ne si shoqëri civile dhe si pjesë e këtij këshilli shprehim keqardhje për dy rastet e fundit sepse këta dy persona që tashme nuk janë ne jetë kanë qen të pa fajshme dhe në moshën më të mirë ,me pastaj rekomandoi si preventiv për policin e Kosovës që duhet të veprojnë dhe të kujdesen për një kategori te njerëzve që bartin armë pa leje dhe forma tjera të veprimit të cilat i kontribuojnë krimit dhe këto veprime preventive te jen si masa paraprake për zvogëlimin e krimit ne këtë shoqëri.
Kryetari i këshillit të bashkësisë islame në Deçan Besim Halilaj fillimisht tha se ka një kontribut të veçante rreth rastit te vrasjeve dhe angazhimit të tije për ndriçimin e këtyre rasteve duke apelu tek organet gjegjëse por edhe ne si bashkësi islame jemi të shqetësuar për te dyja rastet e ndodhura në brenda një muaji në fshatin Strellc i Epërm dhe i Ulët dhe me këtë rast apeloj në kuadër të këtij këshilli qe te ndërmarrim veprime dhe të mobilizohemi të gjithë së bashku për parandalimin e krimit që po ndodh në komunën tonë.