KFOR-i italian përmes Zyrës për Bashkëpunim Civil Ushtarak (CIMIC), për nxënësit e shkollës fillore ,,Heronjtë e Dukagjinit”, në Gllogjan të Deçanit, të enjten ka sjell dhuratë, një kontingjent me banka dhe ulëse në vlerë mbi 5000 euro.
Kjo dhuratë e KFOR-it ka ardhur pas realizimit të dy projekteve paraprake për këtë institucion shkollor, përkatësisht ndërtimin e fushës sportive dhe të furnizimit me mjete didaktike.
Në praninë e nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle dhe të zyrtarëve komunal të DKA-së, nënkoloneli Michele Di Marco, shef i CIMIC-it, ka thënë se pos misionit paqeruajtës,KFOR-it italian në zonën e tij të përgjegjësisë po realizon projekte të shumta në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe të mirëqenës së qytetarëve pa dallim.
Pos mirënjohjeve të ndara për CIMIC-in dhe LMT-në , nga DKA dhe drejtoria e kësaj shkolle, Adem Lushaj, zëvendës drejtor i kësaj shkolle dhe Xhevat Bozhdaraj, zyrtar i DKA-së, janë shprehur mirënjohës për të gjitha projektet e realizuara nga KFOR-i italian në fushën e arsimit.