Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, ka pritur sot në takim Klubin Hendbollit të femrave nga Deçani, trajnerin z.Avdullah Çekaj dhe veteranin e sportit z.Muhamet Alaj . Më këtë rast z.Muahmet Alaj , bëri të ditur se Klubi i Hendbollit të femrave të Deçanit po ecën drejt sukseseve dhe traditës që ka hendbolli deçanas që nga viti 1966 . Aktualisht jemi kampioni ligës së parë të Kosovës në Hendboll për femra , dhe pretëndimet tona janë që në sezonin e ardhshëm të hymë në super ligë . Alaj tha se ekipin është jashtëzakonisht i përgatitur për të ec tutje andaj kërkojmë që të na mbështetni për të nisë stërvitjet në sezonin vjeshtor duke besuar se do të sjellim rezultatet të reja. Ndërsa kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , duke i uruar Klubin e Hendbollit të femrave në Deçan, për suksesin e arritur ju premtoi se do ti mbështes për sezonin vjeshtorë në përgatitjet për kampionat i cili do të filloi në javën e dytë të muajit shtator.