Muaji qershor është muaji ku para 50 viteve Klubi Hendbollistik ,,Deçani’’, kishin nisur aktivitetin e tyre ku nga ajo ditë ky klub nxori në dritë kuadro , sjelli në komunën e Deçanit tituj dhe vende te ndryshme , mirënjohje dhe lëvdata , kështu thanë një pjesë e veterenanëvë të këtij klubi të cilët kishin formuar një këshill organizativ për të shënuar këtë datë pikërisht më 16 qershor në ditën e Çlirimit të qytetit të Deçanit.
Këshilli organizativ në përbërje të Muzli Iberhysaj, Muhamet Alaj ,Adem Selmanaj dhe Arif Mushkolaj , janë pritur kryetari i komunës z,Rasim Selmanaj ,ku nënë patronatin e tije do të organizohet ky aktivitet.
Gjatë këtij takimi janë bërë të ditura edhe mënyra e shënimit të kësaj date .