Ky komision i ndërtuar nga Asambleja Komunale në përbërje te të gjitha subjekteve politike dhe OJQ-së,në këtë përbërje Agron Demukaj kryetar i komisionit ,anëtarët Hyri Dobrunaj , Xhevdet Hasanmetaj, Imer Thaqi,Izet Zenuni dhe Hasan Hulaj.
Në këtë takim është diskutuar lidhur më shqyrtimin e Propozim –Vendimit për caktimin e përqindjes të taksës komunale për dhënie në shfrytëzim të pronës së palujtëshmë të Komunës , si dhe caktimi i vlerës së investimeve për m² të objekteve të ndërtuar në pronën komunale.
Pas diskutimeve ky komision i rekomandoi KPF-së dhe Asamblesë Komunale ,për aprovim për dhënie në shfrytëzim afatgjatë (99) vite të pronës së palujtëshme të Komunës do te jete jo me e vogël se 21% e vlerës investuese te objektit banesor afarist.
Tarifa nr.4.15 Vlera e investimeve për m² te objekteve banesore afariste të ndërtuara në pronën komunale do të jete:
1. Çmimi i investimit për m² për pjesën banuese vlera e llogaritur 360.00 €
2 .Çmimi i investimit për m² për pjesën afariste vlera e llogaritur 720.00€