Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës në Deçan sot ka mbajt takimin e rregullt , në mungesë të kryetarit të këtij komiteti, është udhëhequr nga z.Shaban Pejqinoviq , Gjatë këtij takimi , janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit .
Drejtuesi i këtij komiteti, z.Pejqinoviq , i informoi anëtarët e komitetit, për kohën derisa është mbajte takimi më herët tha se brenda kësaj kohë në komunën e Deçanit kemi pas tre persona të riatdhesuar nga bota jashtme prej tyre kanë qen 2 të komuniteti Shqiptarë dhe një Egjiptian. Ne si zyrë kemi kërkuar që këta persona të përfitojnë nga plani i biznesit për personat e riatdhesuar por për fat të keq këta nuk i plotësoni kushtet ndërsa kanë përfituar vetëm për trajnim në aftësim profesional.
Nga anëtarët e këtij komuniteti është kërkuar që datat me rendësi të komuniteti RAE të përkrahen nga komuna e Deçanit duke organizuar aktivitete të ndryshme.