Komiteti për Komunitete (KK) ka mbajtur takimin e rregullt me te gjithë anëtaret prezent.
Kryesuesi i KK-se prezantoi anëtarin e ri, z.Ismet Çekaj, si anëtar i këtij komiteti nga radhët e këshilltareve te kuvendit te komunës. Me vendim te Kuvendit Komunal te datës 29 Maj, z. Çekaj, behet anëtar i KK-se pas dorëheqjes se z. Albert Kurtulaj. Gjate këtij takimi përfaqësuesi i komunitetit malazez ne KK, informoi pjesëmarrësit rreth shprehjes së interesit te 8 pjesëtareve te komunitetit serb dhe malazez te zhvendosur në Mal të Zi dhe Serbi për të vizituar pronat e tyre ne fshatrat Dashinoc dhe Ratish i Epërme.
Në këtë drejtim, me qellim te inicimit te procedurave relative për te organizuar vizitën “Shko dhe shiko koordinatori komunal për kthim te qëndrueshëm, z.Nezir Balaj, kërkoi nga përfaqësuesi i komunitetit malazez qe ta dorëzoj listën me emra te personave te interesuar për vizitë te ne pronat e tyre ne fshatrat e lartpërmendur”. Te pranishmit po ashtu diskutuan rreth kërkesës se dorëzuar ne komune nga komunitetit Rom ne komunën se Deçanit rreth mbështetjes te një aktiviteti qe ka për qellim promovimin e kulturës dhe traditave te këtij komuniteti.