Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti dhe përfaqësuesve të , OSBE-së.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni , tregoi për periudhën emergjente gjatë kohës së Pandemisë COVID-19, ku Shtabi Emergjent komunal , ka qen i përkushtuar që të trajtoi të gjitha rastet në mënyrë të barabartë sa i përket dhënies së ndihmave më pako ushqimore dhe higjenike , tutje bëri të ditur edhe për rastin e anëtarit të këtij Komiteti z.Boshko Qiriq, i cili ditë më parë është nda nga jeta ku gjatë kësaj kohë ekipet mjekësorë , në koordinim më Shtabin Emergjent dhe policinë e kanë vizituar duke i ofruar edhe ndihmë mjekësorë por edhe gjera ushqimore .
Gjatë këtij takimi u bë e ditur se gjatë kësaj kohe janë nda mbi 2000 pako ushqimore dhe higjenike ndërsa mbi 140 kanë qenë për komunitetin pakicë që jetojnë në komunën e Deçanit, gjithnjë duke ju referuar kërkesave të tyre.
Nga raporti i ZLK-së zyrtari z.Shaban Pejqiniviq, bëri te ditur se nga dt.18 Maj 2020, kjo zyre është duke punuar më orar të plotë ndërsa u bë e ditur se një ekip prej 9 anëtarë në bashkëpunim më ZLK-në kanë ber hartimin e strategjisë për komunitetin RAE, për periudhën kohore 2020-2022 e cila strategji pritet të dal edhe në asamblenë Komunale për miratim.
Ky komitet më një minutë nderim kujtoj anëtarin e këtij komiteti Boshko Qiriq i cili u nda nga jeta dit më parë.