Komiteti i Komuniteteve mbajti takimin e rregullt
I udhëhequr nga kryesuesi i këtij komunitet z.Muharrem Sadrijaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti , përfaqësuesve të UNMIK-ut, OSBE-së , KFOR-it, por pa praninë e Policisë është mbajte takimi i rregullt ku janë diskutuar pikat e rendit të ditës, ku janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit ani pse nuk kishte ndonjë raste që ka shqetësuar ketë komunitet për tu raportuar.
Drejtuesi i këtij komiteti, z.Muharrem Sadrijaj, i informoi anëtarët e komitetit, se më pëlqim të anëtareve të këtij komiteti është propozuar që të zëvendësohet anëtarja e komitetit Xheve Belaj pasi ka ndërruar jetë më një anëtar të ri krekës e cila do ti drejtohet Asamblesë Komunale për miratim .
Në një raport të hartuar nga ky komitet të cilët kanë dalë në teren për të vizituar familjet e komunitetit RAE u raportua për gjendjen e disa familjeve të këtij komiteti në komunë e Deçanit të cilat kane nevojë për ndihmë.