Me iniciativën e dalurë nga mbledhja e fundit te Komitetit për Komunitete , me 20 Mars, ky komitet ka organizuar vizitë ne terren në disa fshatra te komunës së Deçanit.
Ekipi i përbëre nga kryesuesi i Komitetit për Komunitete, përfaqësuesja e Asamblesë Komunale ne ketë komitet si dhe një zyrtare nga Qendra për Pune Sociale, kanë vizituar familjet e komuniteti Egjiptian ne fshatrat Gramaçel, Dubovik dhe Pozharë, ku janë njohur me për se afërmi me nevojat, problemet dhe kërkesat e këtij komuniteti ne këto fshatra.
Raporti qe do te nxirret nga vlerësimet gjate vizitës ne terren pritet te diskutohet ne mbledhjen e ardhshme ku edhe pritet qe ky komitet te dal me rekomandime qe do i adresohen asamblesë komunale për shqyrtim.