Debati publik më këshillat e fshatrave i thirrur nga Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) është udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj .
Në këtë takim pos kryesuesit të Asamblesë komunale e pranishme ishte edhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj.Syzana Mustafaj .
Drejtoresha Mustafaj tha se edhe gjatë vitit 2018 Komuna do ta zhvillojë dhe shtyjë procesin e rigjenerimit të infrastrukturës dhe ekonomisë lokale .
“Do të ketë investime në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, në infrastrukturë por edhe investime në zhvillimin ekonomik, duke subvencionuar sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë”, th Mustafaj
Më ketë raste Drejtoresha Mustafaj bëri të ditur se buxheti total për komunën e Deçanit për vitin 2018 është 8 milion 332mijë e 420€. Ky buxhet do të ndahet për të gjitha kategoritë duke përfshi edhe projektet të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Deçanit .
Nga ky buxhet në total mallra dhe shërbime janë 935,535 €,shpenzime komunali 106,130€, subvencione dhe transfere 66,178€, shpenzime kapitale 2,085,844€ grandi në arsim është 2,646.834€ dhe grandi në shëndetësi 1,090,247€ .
Përfaqësuesit e fshatrave që ishin të pranishëm , në bazë të prioriteteve për investime në mjediset ku jetojnë kanë paraqitur kërkesa konkretet për realizmin e projekteve të ndryshme në mënyrë të shkruar
Shumica e kërkesave të qytetarëve për investime kapitale kishin të bënin me asfaltimin e rrugëve të lagjeve, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe trotuareve, kanalet e ujitjes , ujin e pijes etj.
Drejtorët e drejtorive pasi dëgjuan kërkesat dhe nevojat e qytetarëve informuan qytetarët për mundësinë e realizmit të projekteve.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj,.Syzana Mustafaj, ka kërkuar nga përfaqësuesit e fshatrave që të jenë më aktivë në sensibilizimin e qytetarëve në kryerjen e obligimeve administrative ndaj Komunës, në mënyrë që të rritet shkalla e arkëtimit të mjeteve nga të hyrat vetanake, me çka edhe shtohet mundësia e investimeve kapitale.