Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajte mbledhja e I-ë e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2021,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Propozim- vendimit për Pëlqimin Mjedisorë për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisorë të PZHK-së,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit ,
- Shqyrtimi i Planit te Integritetit,
- Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Planit të Veprimit kundër korrupsionit,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtaret e KPF-së të cilët ishin prezent në takim dhe të gjitha kanë marë edhe miratimin për diskutim në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet më 29.01.2021 (e premte)