Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajte mbledhja e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021.Mbledhjen e udhëhëqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive të cilit kishin edhe pika të rendit të ditës.
Për mbledhje ishte propozu ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”,
- Shqyrtimi i propozimit për përkrahje financiare për qytetarët e Komunës së Deçanit të prekur nga Covid 19 dhe familjarët e viktimave të Covid 19,
- Shqyrtimi i propozimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2020 në vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit financiarë për vitin 2020,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar pika e dytë e rendit të ditës Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”, është marr vendim nga KPF-ja që në ketë seancë të mos diskutohet kjo pik por në seancën e rregullt të muajit që vjen.
Pikat 3,4,5 do të diskutohen në asamblenë komunale pas diskutimit në KPF.
Në ketë takim janë shqyrtuar edhe kërkesat:
1.Është aprovuar vlera e mjeteve 2500 euro në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes ‘’Organizatës Ndërkombëtare për Migrim ’’(IOM) dhe Komunës së Deçanit, për rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Gramaqel. Pas dhënies së sqarimit kjo kërkesa është aprovuar sepse rregullimi i kanalizimit është jetik për banorët e këtij lokaliteti.
2.Kërkesa e KF’’Deçani’’ për mbështetje financiare në vlerë prej 7000 euro, për sezonin pranverorë ka mare miratimin e KPF-së për diskutim në asamble. Seanca e rregullt e Asamblesë Komunale do të mbahet ditën e merkur me dt.31.03.2021 me fillim në ora 10:00