E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Hajdar Sutaj, ku prezent ishin të gjithë anëtarët e KPF-së , sot është mbajte mbledhja e I-rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin ku për ketë takim ishte propozu ky rend pune:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2.Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2022
3.Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit si dhe mbledhjeve të KPF-së për vitin 2022,
4.Shqyrtimi i Rregullores për Punë të Kuvendit
5.Shqyrtimi i propozimit për marrjen të vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021
6.Shqyrtimi i Model Rregullores për Shërbime Publike Komunale
7.Të ndryshme
Takimin e hapi kryesuesi i asamblesë z.Hajdar Sutaj , ku dhe u diskutuan për pikat e rendit të ditës .
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së , njëkohësisht edhe nga zyrtarët e dikastereve përkatëse të cilët ishin të pranishëm në takim u dhanë sqarimet e duhura .
Pas diskutimeve dhe sqarimeve të gjitha pikat e rendit të ditës kanë mare edhe miratimin e anëtarëve të KPF-së për diskutim në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet me dt..31.01.2022 më fillim në ora 10:00