Ushtruesi i detyrës së se kryetarit z.Sami Cacaj dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj , kanë pritur në takim z. Shqipe Breznica nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar mundësit e bashkëpunimit mës komunës së Deçanit dhe organizatës Help – Hilfe zur Selbsthilfe më ketë rast z.Cacaj dhe znj.Breznica kanë nënshkruar një marrëveshjen te bashkëpunimit në mes të Helpit dhe Komunës së Deçanit. Projekti ““Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe.
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, ne mënyrë që te ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Për derisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.
Gjate vitit 2018, nga Komuna e Deçanit do te përkrahen se paku 30 mikro biznese dhe Start-Up. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.