Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
Zyrtarisht nga sot Komuna e Deçanit ka pranuar çelësat e fabrikës për grumbullimin dhe prodhimin e mjaltit ,,GOLDEN HONEY’’.
Çelësat e kësaj fabrike i ka dorëzuar Shefi i Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian, Christof Stock me bashkëpunëtorët e tij. Kjo ceremoni e pranimit të qelave për një fabrikë si ,,GOLDEN HONEY’’ për te parin e komunës z.Rasim Selmanaj ,do të thotë shumë me vet faktin se komuna e Deçanit ,ka traditë në këtë lëmi dhe një mundësi më shumë për zbutjen e papunësisë njëkohësisht zgjidhje e problemit për bletaret e komunës së Deçanit por edhe të rajonit Selmanaj,tutje tha se synimi i përgjithshëm i projektit ka qen të kontribuoj në rritjen ekonomike në rajonin perëndimorë nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, si dhe mbështetjen për bizneset individuale të bletarisë në rajon .Ne si komunën u jemi mirënjohës Komisionit Evropian për këtë ndihmë sepse të krijosh vende pune sot është një sukses ne kemi ardhë deri të një pikë ku kemi formuar një organizatë jofitimprurëse dhe një bord ku gjithçka do të menaxhohet brenda këtij rrjeti dhe synojmë që deri në muajin mars të nisim edhe prodhimin më këtë fabrikë tha kryetari Selmanaj.
Edhe shefi i Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian, Christof Stock tha se komuna e Deçanit ka qen njëra nder komunat partnere për ne ngase kemi arritur që te sjellim edhe investime jo vetëm ne ketë fabrikë por edhe ne trashëgimi kulturore e kjo do te thotë se bashkëpunimi i mirë sjell rezultate. Kjo fabrikë është mundësi më e madhe për punësim këtu janë punësua 20 punëtor por edhe kanë përfituar edhe 300 bletar nga Deçani dhe rajoni.
Andaj sot jam jashtëzakonisht i lumtur kur shoh se investimi ynë në bashkëpunim më komunën e Deçanit ka sjellë një rezultat të shkëlqyer e ne duam me besu se kur te jemi serish në vizitë të shohim se kjo fabrikë vetëm sa është duke ecë tutje më grumbullim dhe prodhim të plotë të mjaltit tha Christof Stock.
Edhe menaxheri i kësaj qendre z.Agron Demukaj, tha se kjo fabrikë ka kapacitet që të përpunoi 600 kg mjaltë brenda orarit 8 orëve punë në vazhdimësi kemi bletarë të cilët janë të interesuar që ti bashkohen kësaj pike prodhimi , grumbullimi dhe paketimi çka na bën që të ndihemi mirë se ne nuk do ndalemi por do te provojmë sa më shpejt që është e mundur të zgjerojmë edhe stafin thotë DemukajGjatë kësaj ceremonie është demonstruar edhe puna të kësaj fabrike në mbushje mbyllje dhe paketim. Ky investim në vlerë mbi 530 mijë euro është donacion i Komisionit Evropian dhe Komunës së Deçanit. Me ketë rast si shenje falënderimi u janë ndan edhe mirënjohje z. Stock dhe Agjensionit për zhvillim Rajonal perëndim .Këto mirënjohje i ndau i pari i komunës z.Rasim Selmanaj.