Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës sot komuna e Deçanit në bashkëpunim me NPL “Higjiena”, realizuan një aktivitet simbolik duke mbjellë lule në qendër të qytetit tonë. Ky veprim ka si qëllim sensibilizimin për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe ruajtjen e ambientit, për një qytet më të pastër për të gjithë ne.
Lulet që mbjellën janë një shenjë e angazhimit tonë për një qytet më të gjelbër, më të qëndrueshëm dhe më të bukur për brezat që do të vijnë. Mbrojtja e mjedisit është detyrë e secilit prej nesh, andaj të angazhohemi çdo ditë për këtë mision.