Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, është organizuar akademi përkujtimore në bashkëpunim me Organizatën “Martin Dreshaj” me temën “Viti i Demë Ali Pozharit dhe Tribunëve të Kombit Sali Rama, Mehmet Gradica dhe Bilall Bik Dreshaj”.
Në ketë akademi morën pjesë personalitete të larta të cilët i vlerësuan këto figure për të cilët u tha se gjatë gjithë jetës së tyre kontribuan dhe sakrifikuan që Shqipëria të jetë e lirë dhe e bashkuar .