Sot, bashkë me komunat e tjera të Republikës së Kosovës, ngritëm zërin për të mbrojtur të drejtat, përgjegjësitë dhe interesat e komunave dhe qytetarëve tanë.
Në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili shprehu mbështetjen e tij për kërkesat e komunave dhe nevojën për funksionim të rregullt dhe të pavarur të pushtetit lokal.
Komunat duhet të kenë mundësi të funksionojnë normalisht dhe t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet publike që meritojnë.