Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim më Drejtorin e Inspeksionit Komunal tash e disa ditë kanë bërë verifikimin dhe identifikimin e të gjitha deponive ilegale në qytet dhe në fshatrat e komunës së Deçanit.
Drejtori për Mbrojte e Shpëtim dhe Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni bëri të ditur se na është dashtë disa dit punën në teren që të bëjmë verifikim dhe identifikimin e të gjitha deponive të krijuara në teren.
Situata në teren është jashtëzakonisht keq, janë krijuar mbi 16 deponi të cilat duhet punë intensive për ti larguar këto mbeturina . Në si Institucion Komunal në bashkëpunim më ,,KELKOS-Grup’’, kemi arritur një marrëveshje mirëkuptimi që të bëjmë largimin e këtyre deponive të krijuara , puna në teren ka nisë nga dita e martë, deri më tani është pastruar vendi ,,Podi i Gështenjave’’ ,varrezat e qytetit , dhe disa lokacione tjera.
Z.Zenuni bëri të ditur se mbeturinat e ekonomive familjarë dërgohen në deponinë regjionale ne Sferrk ndërsa mbeturinat e ngurta (inerte) në vendin e quajtur te zalli i Strellcit vend ky i cili është votuar edhe në Asamblenë Komunale për një deponit të tillë.
Sipas z.Zenuni ky aksion do të vazhdoi deri në fund të muajit shtatorë apo deri në largimin e te gjitha deponive të krijuara.
Më këtë rast UD. Kryetarit të Komunës z.Sami Cacaj ,sot ka mbajte një takim më policinë e Kosovës , më inspektorët komunal dhe drejtorin e shërbimeve publike , ku janë dakoduar që bashkë të jen ne teren për të marr masat e duhura për parandalimin e hedhjes së mbeturinave. Nga ky takim i përbashkët janë dakorduar që të krijohet një ekipe e cila do të jetë në teren 24 orë dhe do të monitoron si dhe të ndëshkoj keqbërësit.
Ju bëjëm më dije se të gjithë qytetaret personat fizik dhe ata juridike që vërehen qoftë nga qytetaret ,kamerat e sigurisë, policia dhe inspekcioni duke hedhur mbeturina ,do të dënohen sipas ligjit për mbeturina 04/L-60 dhe udhëzimit administrative me nr.14/ 2015 për gjoba mandatorë i cili e parasheh qartë masat e ndëshkimit për të gjitha kategoritë. Prandaj çdo qytetar i ndershëm duhet te lajmëroj rastet e tilla në institucionin komunal, në policia , sepse se pari është ne interes te fëmijëve te tyre, dhe ruajtjes së ambientit në komunën tonë.