Kryetari i Komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj ,ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me z. Christof Stock nga (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë) dhe z. Murat Meha (Kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës) lidhur me bashkëpunimin mbi krijimin e sistemit të unifikuar të adresave dhe instalimin e tabelave të adresave në territorin e Kosovës.
Kryetari I komunës z.Rasim Selmanaj, pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se duhet të përgëzoi stafin komunal të cilët kanë qen azhur në finalizimin e këtij projekti dhe kjo ka rezultuar edhe më suksesin e nënshkrimit të memorandumit, tha kryetari Selmanaj.
Ndonëse në këtë projekt të rëndësishëm të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosovë, kanë konkurruar pothuajse pjesa më e madhe e komunave të Kosovës , komuna e Deçanit është vlerësuar si komuna më e suksesshme në mbledhjen e të dhënave sa I përket realizimit të këtij projekti.
Shkelzen Shehu nga Drejtoria Komunale e Urbanizmit, tregon se është bërë në punë e madhe edhe nga komisioni për emërtimin e rrugëve ndërsa ky projekti i ka kaluar tre faza duke pritur tashme që pas nënshkrimit të memorandumit të hyn fazën e finalizim të projektit.
Shehu tregon se në fazën e pare ka qen mbledhja e të gjitha informative , pastaj në fazën e dytë digjitalizimi dhe futja e të gjitha të dhënave në ARIF , në fazën e tretë kemi vazhduar më implementimin në teren ndërsa faza e katërt do të dalë në tender nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e tërë puna e mbledhur deri më tani do të nis të implemtohët pas ndarje së mjeteve financiare nga ky tenderim dhe do të caktohet një Koordinatorë nga komuna ku do të bëje edhe mbikëqyrjen e këtij projekti deri në finalizim pastaj do ti kalohet Drejtorisë së Shërbimeve publike që ta kenë në mirëmbajtje .
Shehu tutje tregon se ndihmë të madhe në realizimin këtij projekti kanë dhënë edhe komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunë së Deçanit , ku kanë bë shqyrtimin e mbi 600 kërkesave të qytetarëve të cilat kanë arritur në komuna për emërtim të rrugëve dhe shesheve duke llogaritur se edhe kjo ka qen një punë më përgjithësi dhe në pajtim më të gjithë komunitetin për emërtim.
Komuna e Deçanit Brenda këtij viti do të emërtoi dhe vendosë edhe tabelat e mbi 600 rrugëve dhe shesheve të qytetit dhe gjitha fshatrave , njëkohësisht do të jen edhe 120 numra pa emërtime në mënyrë që me hapjen e rrugëve të reja këta numra të jen në dispozicion për vendosjen e emrave të cilët propozohen nga vet banoret e lagjeve ku do të ketë rrugë të reja dhe shtim te vendbanimeve.
Ndryshe nga ky fond I ndarë nga BE-ja, kanë përfituar vetëm dy komuna të Kosovës , komuna e Deçanit ,dhe komuna e Fushë Kosovës .Vlera e mjeteve të ndara kapë shifrën afër 500 mijë euro. Pas finalizimit të këtij projekti një zyrtar nga drejtoria e Urbanizmit do të fitoi të drejtën që të mare pjesë në trajnimin I cili do të mbahet në Kanada dhe Belgjikë Brenda këtij viti.
