Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, ku përmes materialeve promovuese po prezentohen trashëgimia kulturore, atraksionet turistike si dhe investimet e ndryshme.
Në këtë panair, Deçani po prezentohet nga zyrtarët e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, të cilët po kujdesen të prezentojnë asetet e komunës sonë për pjesëmarrësit në këtë ngjarje.
Ky panair është vendi ideal për shkëmbime idesh, kontaktesh dhe shpalosje të atraksioneve turistike të qytetit tonë dhe rritjen e bashkëpunimit me komunat e rajonit, me qëllim të krijimit të një guide të përbashkët turistike.
Deçani, një destinacion i shkëlqyer i natyrës!
