Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtori e DKA-së z.Bekim Vishaj , drejtor të shkollave të komunës së Deçanit, kanë pritur në takim Komandantin e Komandës Regjionale Përendim (RCW) Kol.Andrea Bertazzo , ku bashkë kanë ber pranimin e një donacion prej 102 Laptop . Me ketë rast kryetari Ramosaj, falënderoi KFORI-n që në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Deçanit më investime modeste ne shkolla në qerdhe, ne infrastrukturë etj. Ky raport i nderura nder vite besoi se është një mesazh i mirë dhe i duhur për të gjithë se KFORI pos misionit paqësore që kanë në vendin tonë, din të jen edhe bashkëpunëtor të mirë në ketë rast si sot më ketë donacion që ndikon direkt në ngritjen e cilësisë mësimore duke e ditur se tashmë me reformat e reja në shkolla duhet të ketë edhe kushte re reja në aspektin e teknologjisë . Edhe Komandanti Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Andrea Bertazzo ,tha se kur jam këtu bashkë më ju vihem në pozitën tuaj edhe unë jam si ju , jam i juaji , jam në shërbim të këtij vendi e kur krijohet një mundësi e tillë për ndonjë donacion si ky sot unë ndihëm edhe më i lumtur .Kam gjetur raporte të ndërtuara mirë e po besoi se rrugës se atyre qe e lan jam duke vazhduar tha Kol.Andrea Bertazzo .
Edhe drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, pos falënderimit në emër të Institucionit Komunal , falënderoi edhe në emër të shkollave përfituese të këtij donacioni mjaft të rëndësishëm për në.